Ndahet nga jeta aktori i njohur

Është shuar në moshën 75-vjeçare aktori shqiptar Xhemil Tagani, i cili ka luajtur shumë role në kinematografinë shqiptare.

Tagani u lind në Tiranë në 6 Shkurt të vitit 1945, ndërsa do të mbaronte Institutin e Lartë të Arteve në degën e dramës në vitin 1968. Ai ka më shumë se 70 role në Teatrin Kombëtar, dhe më pak në kinematografi.

Xhemil Tagani ka interpretuar  role në filma të ndryshëm, ku spikati veçanërisht me rolin e priftit në filmin “Përrallë nga e kaluara” (1987), si dhe me rolin e beut tek filmi “Toke e përgjakur” (1976).

Në Teatër: Agroni – Shokët, Alqi – Studentja e vitit të fundit, Tushka – Një nuse për Stasin,
Uçi – I pazvëndësueshmi, Selimi – Bashkë me Agimin, Ina – Arturo Ui, Peç Mbloçi – Lumi i vdekur, Reizi – Duke u gëdhirë viti 1945, Samiu – Kështu të dua, Perikliu – Pallati 176, Thomai – Nën dritat e skenës, Kryqi i bardhë, etj.

Në film: Përrallë nga e kaluara (1987), Zëvendësi i grave (1987) Gurët e shtëpisë sime (1985) Taulanti kërkon një motër (1984) Fushë e blertë fushë e kuqe (1984) Tokë e përgjakur (1976) Gadhnjim mbi vdekjen (1967) Kush është vrasësi…

xhemil tagani 780x405 1

Artikulli paraprakÇuditë në Shqipëri zgjatin 3 ditë!
Artikulli tjetërZbulohet marrëveshja e fshehtë Rama-Tsipras në vitin 2015