Ndahet nga jeta aktori i njohur, Fadil Hasa

Aktori i nshquar i humorit shqiptar, Fadil Hasa është ndarë nga jeta ditën e sotme. Aktori ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Fadil Hasa është një aktor i shquar, i cili me rolet e tij ka shenjuar historinë e humorit në Shqipëri.
Hasa ka lindur në Durrës me 8 prill 1940. Gjatë viteve që ai ka qenë pranë Estradës së Durrësit, ajo ishte një kohë e artë në jetën artistike. Ai ka luajtur një sërë rolesh, dhe me dhjetëra personazhe që ka sjellë me numrat e humorit ka marrë shumë vlerësime nga publiku.
Çdo rol i realizuar me profesionalizëm e ka përcjellë më së miri mesazhin në publik me problemet që trajtonte humori shqiptar, dhe kjo për aktorin e njohur Fadil Hasa ka qenë prioritet për aktorët.
Fadil Hasa është i shquar më shumë në role komike në estradën e Durrësit.
Ka luajtur në filma si:
Kronikë provinciale (2009)
Mao Ce Dun (2007)… Hekuran Romalini
Zëvendësi i grave (1987)… Shabani, etj.

Artikulli paraprak4 pyetje për Marino Niola: Eshtë e vërtetë edhe se kur hamë ushqime industriale jetëgjatësia është rritur
Artikulli tjetërFuga: Çështja e Teatrit është e lidhur me zhdukjen e kujtesës, Turbina, një hale, një stallë derrash…