Ndahet nga jeta biznesmeni dhe politikani i njohur

Biznesmeni dhe njëkohësisht nënkryetari i Shkupit, Enver Maliqi, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Maliqi gjithashtu ka qenë edhe konsull nderi i Meksikës, ndërsa në për më shumë se 30 vjet “Maliqi Group” ka vendosur shtyllat e suksesit duke krijuar shumë kompani në industri të ndryshme në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë.

“Familja Maliqi me keqardhje të madhe dhe pikëllim të thelle ju informon se ndërroi jetë Enver Maliqi. Miqtë, familjarët dhe opinioni gjithashtu i informojmë që varrimi do të bëhet sipas protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë kundër Covid-19, në orën 13:45 tek varrezat në Butel. Ju jemi falenderues për fjalët tuaja në këto momente të vështira për familjen tonë”, njoftojnë familja Maliqi.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Maliqi u zgjidh anëtar i Këshillit të Qytetit të Shkupit nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BD), ndërsa më pas u emërua zv/kryetar i Qytetit të Shkupit nga ana e kryetarit Petre Shilegov.

Para inkuadrimit në politikë, Maliqi ka qenë i njohur si një afarist i suksesshëm në Maqedoninë e Veriut dhe vendet e rajonit, duke poseduar kompani në fushën e shpërndarjes së mallrave, patundshmërive, si dhe hoteleve.

Exit mobile version