Ndahet nga jeta gazetari i News24!

Ditën e sotme, gazetari i News24, Prend Shota është ndarë nga jeta. Sipas informacioneve, Shota ka ndërruar jetë në Farkë, pas një infarkti kardiak.

Prend Shota ka qenë prej vitesh gazetar që mbulonte Kurbinin dhe Krujën, duke sjellë nga afër zërin e qytetarëve sa i takon problematikave nga më të ndryshme.

Pas viteve 90 ka punuar gazetar në disa media, mes tyre dhe në ‘News24’ si punonjësit e parë të këtij televizori.

Deri në momentin e fundit, Prend Shota punoi me pasion në gazetari, ndërsa la pas gruan bashkë me dy djemtë e tij.

Artikulli paraprakBasha: 80% e shqiptarëve duan ndryshim, PD është e vetmja forcë që mund ta sjellë ndryshimin me programin e saj
Artikulli tjetërLubonja: Rama historinë e dështimit total e quan triumf! Është për të vënë ulërimën!