Shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku, u nda nga jeta pas një semundje të gjatë dhe të pashërueshme në moshën 66 vjeçare.
E lindur ne Bilisht, ku kaloi vitet e saj të fëmijërisë dhe të rinise së hershme, Vera Isaku kreu më pas studimet universitare për letersi në Universitetin e Tiranes. Pas përfundimit të universitetit, së bashku me bashkëshortin, poetin Agim Isaku, ajo jetoi dhe punoi për një kohë të gjatë në Lezhë.
Me nisjen e proceseve demokratike, ajo iu bashkua shtypit opozitar, duke qenë gazetarja e parë femër e gazetës Rilindja Demokratike. Isaku ka qenë gjithashtu drejtuese në Radio-Televizionin Shqiptar dhe drejtore e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.
Redaksia e gazetës RD i shpreh ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta të njeriut të saj të dashur dhe ish-koleges tonë!