Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare ish-futbollisti i njohur

Ndahet nga jeta para kohe ish-futbollisti shqiptar, Pavli Vangjeli. Vëllai i lojtarit korçar Kristi Vangjeli, 36 vjeçari Pavli Vangjeli është ndarë nga jeta para kohe për arsye shëndetësore. Ai ka qenë futbollist me disa ekipe greke në të shkuarën, mes të cilave edhe me PAOK-un e Selanikut.

Ai jetonte dhe punonte në Australi, ku stërviste ekipe moshash. Pavli Vangjeli ka qenë pjesë e moshave të Skënderbeut, për të kaluar më pas te PAOK i Selanikut, U-20.

Ai e nisi karrierën me moshat e Skënderbeut dhe më pas emigroi në Greqi me familjen, ku së bashku me Kristi Vangjelin u formuan si futbollistë në ekipet e Selanikut.

 

Artikulli paraprakAmbasadorja e SHBA: Shpresojmë të shohim SPAK të japë më shumë rezultate kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Artikulli tjetërBasha takon kreun e Parlamentit të Turqisë: Thellim i bashkëpunimit në të ardhmen midis vendeve tona