Është ndarë nga jeta Ismet Jaku, një nga themeluesit e PD të Hasit. Lajmin e hidhur e kanë dhënë ish-deputeti i PD, Flamur Noka.
Postimi i ish-deputetit Noka
Me shumë dhimbje u njoftova për ndarjen nga jeta të mikut tim të vjetër, Ismet Jaku. Ai ishte një prind dhe një familjar i mrekullueshëm, një qytetar i denjë dhe intelektual i vyer i Hasit…
Ishte një demokrat i paepur dhe themelues i PD… Ishte një mik i shkëlqyer i të gjithëve. Zoti të prehtë në paqe miku im!