Është ndarë në mënyrë të parakohshme nga jeta doktoresha Albana Çela, ndërkohë që nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar këtë humbje tragjike.
Çela ka qenë një kirurge e zonja, pedagoge e dashur dhe një grua e fortë, nënë e dy vajzave. Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e bën me dije Shoqata e Infermierëve bashkë me një dedikim prekës, për këtë humbje të madhe.
“Lufta me sëmundjen të bëri të mos shikosh shumë gjëra mbi tokë por nuk të pengoi te lesh kujtime të bukura per te gjithe ne që njohim. Një humbje e madhe për studentet, kolegët, familjarët e mbi te gjithë për dy vajzat e vogla të mitura që ishin forca jote më e madhe. Lamtumirë”, thuhet në njoftimin e shoqatës së infermierëve.
Të shumtë janë kolegët, miqtë e dashamirësit që janë tronditur nga ky lajm i trishtë dhe ende nuk e besojnë dot që doktoreshë Albana Çela nuk jeton më.