Në sfidat e orës 15:00, të dielën, në Itali, ra në sy barazimi pa gola i Napolit, në transfertë përballë Kievos. Ndeshja u dominua nga të kaltërit e Sarrit, por nuk mundën të gjejnë golin dhe kështu humbën mundësinë të shkëputen pas barazimit të Interit.
Hapin fals të dy kryesueseve e shfrytëzoi Juventusi, edhe pse arriti një fitore me shumë vështirësi përballë vendit të fundit në renditje, Beneventos. Çiçireti shënoi për miqtë në të 19-tën, ndërsa duhej të vinte pjesa e dytë, që golat e Higuainit dhe Kuadrados të përmbysnin rezultatin. Kështu Juventusi afrohet vetëm me një pikë me Napolin. Në sfidat e tjera, Roma fitoi 2-4 jashtë me Fiorentinën, ndërsa Kaljari fitoi 2-1 përballë Veronës.