Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama si kokën e korrupsionit në vend. Basha ka akuzuar Ramën se ka shitur Shqipërinë te ofertuesi më i mire, madje tek ofertuesi më i lartë, dhe kjo as nuk e skuq, as e bën me turp.
Basha ka akuzuar qeverinë se ka bllokuar hetimin për inceneratorët por që do të përballën me opozitën deri në venien para drejtësisë dhe përgjegjësisë.
“Fatkeqësisht kjo është e vërteta. Akoma më fatkeqësisht kjo e vërtetë, që e keni shitur Shqipërinë te ofertuesi më i mire, madje tek ofertuesi më i lartë, as ju skuq, as ju bën me turp . Asnjë reagim.Çmimin e kësaj makutërie, si përherë, e paguajnë qytetarët e këtij vendi. Ndaj dua të pyes ata pak që ndodhen në këtë sallë, kur do të vijë dita të ballafaqoheni me të vërtetën? Kur do të ballafaqoheni me fëmijët tuaj, me komshinjtë tuaj, me ata që u keni kërkuar votën dhe s’ua keni marrë përmes krimit dhe parave? Kur do të vijë dita ta ngrini zërin? Dhe nëse jo, trupi është i juaji dhe koha është që ato institucione që janë ngritur me taksat e shqiptarëve dhe të ëueopianëve, dhe të amerikanëve të bëjnë punën e tyre. Ndaj nuk do të resht që nga kjo foltore t’I kërkoj që atë që e ndalën paturpësisht në këtë parlament, hetim in për inceneratorët, atë që ka bllokuar hetimin për Bechettin, atë që e zvarrisin hetimin për masakrën zgjedhore, të mos e ndalin. Do të maten jo me konferencat për shtyp, as me arrestimin e bishtit, por me hetimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të kokës së korrupsionit në Shqipëri, që është koka e qeverisë, koka e regjimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit”- tha ai.
(RilindjaDemokratike)