Ndalimi i ‘UNRWA’ në Gaza, raportuesi i OKB-së ngre alarmin: Është dënim me vdekje për palestinezët!

Raportuesi special i OKB-së për të drejtën e ushqimit, Michael Fakhri, deklaroi se ndalimi i Izraelit për agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë është një “dënim me vdekje” për gati 2 milionë njerëz që përballen me urinë ekstreme në Gazën e shkatërruar nga lufta.

Fakhri, i bashkohet një liste në rritje të punonjësve dhe organizatave humanitare për të dënuar masën e parlamentit izraelit të hënën për të miratuar ligje që ndalojnë UNRWA-n të veprojë në vend.

Ky është një dënim i garantuar me vdekje për … palestinezët në Gaza“, i tha Fakhri Michael, CNN të premten.

Ndalimi pritet të kufizojë ashpër UNRWA-n nga operimi në territoret e pushtuara nga Izraeli, duke përfshirë Gazën, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Ai tha se kjo jo vetëm që do të minonte të drejtën e banorëve të Gazës për ushqim, por ishte gjithashtu një sulm ndaj vetë Kombeve të Bashkuara.

Ajo që ne po shohim sot në Gaza nuk është asgjë më pak se tmerr dhe shkatërrim“, shtoi ai.

Artikulli paraprakMund të mbetet pa ekip, mbrojtësi i Kombëtares merr ofertën e papritur nga La Liga spanjolle
Artikulli tjetërUria parashikohet të përkeqësohet në 16 “pika të nxehta” anembanë globit