Ndarja e ketyre 3 viteve ishte filozofike dhe jo simbolesh!

Nga Joni Myshketa

Mund te kesh simbolet por nese je larg tyre per ato cka perfaqesojne nuk ke asnje ndryshim nga ata te 1944.

Te djathte te ben:
Ndershmeria
Koherenca
Besimi ne ligj
E verteta

Po besoja dhe kisha bindje qe vendimi do ishte ndryshe, nuk isha pergatitur per ate cka ndodhi. Ajo logo mban nje pjese te historise, por koha ka treguar qe historia mund te rishkruhet kur ne baze te saj qendron e verteta.

Jam shprehur qe jam institucional cka do te thote qe nuk do komentoj dhe do pranoj vendimin e gjykates pamvaresisht Jam apo jo dakort me te , juridikisht nuk e komentoj dot pasi nuk jam jurist.

Jam shprehur qe do ishte i pavend ankimimi I vendimit dhe i qendroj kesaj pasi do na bente qesharak nje kalvar tjeter I pakuptimt gjygjesor duke zvarritur akoma me teper njerezit e simpatizantet, u duk qartazi nga anon peshorja e “se drejtes” dhe retorika e te qenit bashke me pushtetin bie poshte prej atyre qe e ngriten e qe duhet te bejne nje mea culpa e cila nuk do te ndodhe kurre.

Grupimi ku bej pjese eshte shprehur qe aleanca me qytetaret eshte ajo ku duhet te shkoje fokusi e per kete kerkohet nje zhveshje totale perballe te vertetave ne te kundert nuk do ngjize.

Ajo qe vihet re eshte se shqiptaret jane te derrmuar nga politika 34 vjecare e nga pragmatizmi I pamoralshem vetem per hir te pushtetit pasi nuk sjell asnje dobi per ta por vetem per ate tryeze ku gatuhet corba.

I qendroj e do ti qendroj deri ne fund bindjeve te mia te djathta ne koherence me kolonat e saj
Zotin
Familjen
Pronen
Kombin

Nuk besoj ne bashkime mekanike e nuk e kam per natyre te nderroj lekure, por vetem ne vlera.

Artikulli paraprakDhe në ditën e tretë të vulëmbajtjes, atëherë kur euforia e militantëve po djersitet nga vapa, e vetmja gjë e freskët në PD e doktorit vazhdon mbetet “berishizmi”
Artikulli tjetërSkemat mashtruese dhe piramidale me mikro-kreditë, gjykata vendos “arrest me burg” për 6 persona