Ndekohe qe Kuvendi do të organizojë zhvillimin e homazheve ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare.
“Të nderuar kolegë, Ju njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë zhvillimin e homazheve në nderim të ish deputetit Gerti Bogdani, nesër, ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare”, thuhet ne njoftimine Kuvendit.
Po ashtu, mësohet se ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 12:00.
NDARJA NGA JETA
Gert Bogdani ishte i martuar me aktivisten Edlira Çepani. Çifti janë prindër të dy fëmijëve, Ajra dhe Reinarti.
Ish-deputeti i PD-së u nda papritur nga jeta mesditën e sotme (18 shtator) dhe dyshohet për shkak të një arresti kardiak.
Bogdani po pinte kafe me miqtë e tij në hotel “Rogner” në Tiranë kur ka shfaqur probleme shëndetësore. Ai u ka thënë se kishte vështirësi me frymëmarrjen dhe është larguar për në tualet.
Por, sipas burimeve, kur Gerti Bogdani nuk është kthyer në tavolinë, miqtë e tij janë shqetësuar dhe kanë shkuar në tualet. Ata kanë hapur derën me forcë dhe e kanë gjetur të shtrirë në tokë pa ndjenja.
Më pas, është njoftuar ambulanca dhe ish-deputeti u dërgua në spitalin e QSUT ku mori ndihmën mjekësore, por nuk arriti që të mbijetojë.