Ish-Kryeministri Berisha ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish zyrtarit të lartë të PD në Mat, Nazmi Vata.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Lamtumir miku i mire Nazmi Vata!
Te dashur miq, Dr. Nazmi Vata njeri nga themeluesit e Partise Demokratike te Matit dhe veprimtaret e vendosur te saj, qeveritaret vendor me te dashur e respektuar per qytetaret, mjeku i perkushtuar ne fushen e stomatologjise, prindi shembullor, miku i çmuar mbylli syte pergjithmone.
Duke shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e tij dhe bashkëpunimin dhe miqësinë që kemi patur, unë ndaj dhimbjen dhe i shpreh familjes se tij të nderuar, miqve dhe të afërmve të tij ngushëllimet e mia më të ndjera dhe lutem së bashku me ta që shpirti i mirë i Nazmiut të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin. sb