Ndarja nga jeta i ish-Prefektit të Vlorës: Leskaj: Do të kujtohet si Prefekti i 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë!

Nga Bujar LESKAJ

Sot më datë 15 Shkurt 2021, u nda nga jeta avokat Eduard Veçani. Ai ka lindur më 22 Korrik 1959 në qytetin e Durrësit.

I diplomuar si mësues për lëndët matematikë dhe fizikë, në vitin 1983 Universitetin e Gjirokastrës. Më vonë u diplomua edhe si jurist ne vitin 1994, Universiteti i Tiranës.

Eduart Veçani ka një kontribut të çmuar në jetën shoqërore e politike të qytetit të Vlorës.

Ishte i njohur si një familjar shembullor, jurist i zoti dhe politikan i ekuilibruar.

Për këto cilësi, qeveria e PD-së do t’i besonte në 1 Nëntor 2010 detyrën e Prefektit të Qarkut Vlorë, të cilën e kreu me profesionalizëm.

Ai do të kujtohet si Prefekti i 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Eduart Veçani ishte një nga anëtarët e parë të PD Vlorë, i anëtarësuar që në themelimin e saj në vitit 1990.

Gjatë 30 viteve, është angazhuar në të gjitha ngjarjet e sfidat e mëdha të kësaj Partie, angazhim të cilin po e vazhdonte edhe në ditët e sotme, në kuadrin e zgjedhjeve të 25 prillit, ku ishte një nga drejtuesit kryesor të Shtabit Qëndror Vlorë dhe i angazhuar plotësisht me Drejtuesin Politik të Qarkut Vlorë.

Vdekja e tij e parakohshme është një humbje e madhe për familjen.

Vlora humbi një jurist dhe një intelektual aktiv në jetën e problemet e përditshme të qytetit.

Partia Demokratike Vlorë humbi një nga zërat e çmuar dhe këshilltar i mençur të saj.

Artikulli paraprak25 Prilli, beteja që duhet fituar, ndryshe humbet Shqipëria
Artikulli tjetërReagimi i fortë i ish-ministrit: Spitalet nuk funksionojnë mbi logjikën e “magazinave të patateve”!