Hamit TAKA
Nuk flas për ndarjen gegë e toskë, se për atë kishte burra të tjerë që e zgjidhnin, si Ismail Qemali, Isa Buletini etj. Nuk flas për ndarjen fetare, se për atë kishte burra të urtë që e zgjidhnin, Gjergj Fishta, Fan Noli, Faik Konica etj. Toleranca fetare është e njohur si vlerë morale e popullit shqiptar.
Fjala është për ndarjen vertikale popull dhe armik i popullit. Kjo u shpik në komunizëm, në shtetin e diktaturës së proletariatit, sipas modelit sovjetik të Stalinit. Në kohën e komunizmit kishim shqiptarët e ndarë nga lumi i fëlliqur i biografisë, në njërën anë ishin ata që do t’u shërbehej dhe që çuditërisht quheshin popull, kurse në anën tjetër, ata që do t’u shërbenin deri në vetmohim dhe që quhej armiku i kllasës…
Ndërsa sot në në fund të dekadës së tretë të demokracisë popull quhen ata që votojnë për rilindjen dhe armiq të popullit ata që nuk votojnë për rilindjen. Në të gjitha instancat e pushtetit këtyre qytetarëve “të dorës së dytë” u shërbehet me dëshirë vetëm vjelja e taksave, për të tjerat u shërbehet me pahir dhe me pikatore, për ato gjërat më jetike e më të rëndomta. Atyre nuk bën vaki t’u legalizohen stëpitë sipas radhës, por bëjnë ç’është e mundur t’u krijojnë rropatje pa fund derisa të detyrohen t’u japin votën. Atyre nuk u jepet çertifikata e pronësinë mbi tokën, pa i telendisur e stërmunduar pa fund, deri sa të vijnë zgjedhjet e ardhëshme që me përunje të pranojnë ofertën e votës. Bile nga njësitë administrative, që janë shkalla e fundit e pushtetit e gjoja më pranë qytetarëv, edhe njoftimet u dërgohen sipas preferencave partiake, duke u dhënë përparësi në çdo ind apo qelizë të pushtetit votuesve të rilindjes. Dhe ky dallim e ka emrin diskriminim qeveritar e shtetëror.
Ç’do të ndodh me këtë pjesë të përbuzur të shqiptarëve në mandatin e tretë të rilindjes? Po për dymbëdhjet vjet nën pushtetin e saj? Ata do të katandisen, siç thotë populli: “me shprt në dhëmbë e me zemër në gju”, do të marrin udhët e kurbetit me sa të munden dhe Shqipëria do të përfundoj në një regjim monist, pra, “gjithë pushteti i sovjetëve”.
Gjatë dekadës së dytë të shekullit XXI, sipas informacioneve nga organizma të huaj, e kanë braktisuer Shqipërinë mbi 500 000 shqiptarë. Eshtë e natyrshme të mendohet se ikin ata që janë pa punë, që hiqen padrejtësisht nga administrata qëndrore dhe lokale apo që nuk pranohen në administratë, ndonëse mund të jenë njerëz shumë të aftë, të përgatitur e dinjitozë, ata, të cilëve nuk u jepet punë edhe në zanate të thjeshta apo punë çfarëdo në njësitë administrative, kur nuk janë publikisht votues të rilindjes. Rrallë mund të ndodhë të krijohen ca punë fiktive një apo dy muaj para votimeve e kushtëzuar me dhënien e votës.
Natyrisht shërbime të mëdha i kanë bërë partisë në pushtet ata të cilët nuk u listuan në listën e deputetëve në zgjedhjet e vitit 2017 dhe, të keqmësuar, vendosën të krijonin ca partiçka, të cilat patjetër do të shkonin në shërbim të Ramës me dashje apo pa dashje. E thënë ndryshe kemi përçarje që i shërben ndarjes. Tani këta egoist e narcistë do të përpiqen të nxisin pështjellim brenda PD-së. Por, për të qeshur është dhënia e dorëheqjes së tyre nga partitë mosekzistente, me ngjasme dhanë një model për Bashën, që të kujton një thënie angleze, e cila e përkthyer në shqip, thotë: Mos kërko leje për të dalë jashtë kur të kanë nxjerrë jashtë.
Nga cilat parti dhanë dorëheqje, ku ishte partia e tyre, sa antarë kishte?!
E pra, ndarje, përçarje, ndarje…