Ndërkombëtarët mbështesin grevën e naftëtarëve, ja letra drejtuar Ramës: Ndërhyni urgjent dhe jepini pagat

Sindikatat ndërkombëtare ”IndustriALL Global Union” dhe ”IndustriAll European Trade Union” kanë shprehur mbështetje për naftëtarët që prej disa ditësh janë në grevë duke i dërguar një letër kryeministrit Edi Rama.

Sindikatat e cilësojnë “të papranueshme” situatën në Ballsh dhe i bëjnë thirrje qeverisë Rama që të ndërhyjë menjëherë duke paguar naftëtarët. Në letrën e tyre i kujtojnë se një ngjarje e tillë ndodhi edhe në muajin Prill, por naftëtarët janë lënë pa asnjë përgjigje.

Prej dy vitesh, naftëtarët nuk kanë marrë pagat për punën në rafineri. Si fillim ishin burrat që u futën në uzinë, por rezistuan vetëm 18 ditë pasi gjendja e tyre shëndetësoreu përkeqësua. Pas tyre hynë gratë që prej 10 ditësh ndodhen brenda uzinës dhe kanë deklaruar se mund të marrin edhe fëmijët.

Ndonëse Rama i ka bërë thirrje që të lënë grevën për të realizuar një takim me të, naftëtarët nuk pranojnë duke thënë se do ti shkojnë deri në fund kësaj cështje nëse nuk marin zgjidhje nga qeveria.

STATUSI NGA SINDIKATA E NAFTËTARËVE TË BASHKUAR

Sindikata ndërkombëtare IndustriALL Global Union që përfaqëson miliona punëtorë në sektorët e minierave, energjisë dhe manifakturës, i ka nisur një letër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij që të ndërhyjë në mënyrë që të paguhen pagat e prapambetura të naftëtarëve.

Ata i rikujtojnë Ramës se edhe pse e kanë kontaktuar për të njëjtën problematikë në muajin prill, nuk ka pasur zhvillime pozitive. Për IndustriAll është e papranueshme situata e krijuar dhe presin zgjidhje të menjëhershme.

Naftëtarët e bashkuar kanë për të fituar!

122056856 189

 

Exit mobile version