Për të nderuar nënën e tij të ndjerë, kryeministri Edi Rama postoi disa vargje në rrjetet sociale. Por te vargjet e ndjera në nderim të Anetës, lexuesit pikasën se ishte një plagjiaturë.
Kryeministri nuk e citoi burimin e vargjeve dhe i përvetësoi sikur ishin të tijat, por mësohet se ato i përkasin autorit David Harkins.
Plagjiatura u bë virale në rrjetet sociale. Krahasimi mes dy poemave u publikua edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Mirë që e nderon nënën, por jo duke vjedhur. Të paktën në zi tregohu një herë njeri! sb”, shkruan Berisha.