Ndërpritet seanca për Erion Veliaj, avokatët kërkojnë kohë të njihen me dosjen

Seanca në GJKKO për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shtyrë për në orën 13:30 për shkak se avokatët kanë kërkuar kohë që të njihen me dosjen.

 

Erion Veliaj, i cili u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 Shkurt për akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash, mbërriti mëngjesin e sotëm në ambientet e GJKKO-së për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Po ashtu, në GJKKO është paraqitur edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila është lënë në masë sigurimi “arrest shtëpie”.

Në gjykatë do të jenë edhe 5 biznesmenët shqiptarë, Elman Albule, i cili u vendos në pranga, si edhe Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi e Shkelqim Fusha, ndaj të cilëve është caktuar “detyrim paraqitje”.

Biznesmenët, sipas dosjes, kanë bashkëpunuar në kryerjen e veprave penale nga ana e kreut të Bashkisë.

Artikulli paraprak“Lufta kundër korrupsionit, po zgjeron frontin anti-SPAK”, Basha: Rama si nxënës i Berishës që është, përdor administratën dhe grupin parlamentar kundër drejtësisë
Artikulli tjetërProblemet në Ukrainë, UEFA e dërgon ndeshjen në “Elbasan Arena”