Ndërron jetë aktori i shquar i humorit, Zef Deda

Aktori i shquar i humorit shqiptar, një nga emblemat e tij, i madhi Zef Deda, mësohet se ka ndërruar jetë sot.

Zef Deda lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Ai ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës dhe ka lënë në teatrin dhe në komedinë shqiptare, gjurmë të forta.

Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai arriti të realizojë qindra figura artistike prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran.

Pas një shkëputjeje prej 6 vjetësh, për shkak të emigrimit jashtë atdheut, ai u kthyer në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses.

Zef Deda është i martuar me znj. Rozina Deda dhe ka dy djem, Julian Dedën dhe Marjan Dedën.

Në foto: Zef Deda përpara një fotografie të Çarli Çaplinit, aktorit të famshëm të komedisë botërore, të cilin ai qe i vetmi ndër artistët shqiptarë, që arriti ta imitojë në mënyrë të shkëlqyer…
auto Screenshot 121700819742

Artikulli paraprak“A ki nanë, ka qenë sëmurë e nuk e takove as 2 minuta”, si Breçani nxehej me të birin: U raftë pika punëve të drogës
Artikulli tjetërPD, Agalliu: Me ndryshimet ligjore që kërkojnë socialistët, i hapet rrugë shkatërrimit të zonave të mbrojtura bregdetare