Ndërron jetë Colin Powell, një mik i madh i shqiptarëve

Colin Powell, afro-amerikani i parë që mori postin e Sekretarit të Shtetit dhe që ndihmoi në ndërrimin e politikës së jashtme amerikane gjatë shekullit të 20 dhe në fillim të shekullit 21, ka ndërruar jetë si pasojë e një komplikimi shëndetësor pasi ishte infektuar me COVID-19 në moshën 84-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

“Gjenerali Colin L. Powell, ish-Sekretari amerikan ka ndërruar jetë në mëngjes si pasojë e komplikimeve nga COVID-19”, ka shkruar familja e tij në Facebook, transmeton Telegrafi.

“Kemi humbur bashkëshortin, babanë, gjyshin dhe një amerikan të madh”, thuhet ndër tjera në njoftimin e familjes – duke theksuar se ai ishte plotësisht i vaksinuar.

Gjenerali Powell ishte Sekretari i 65-të amerikan, i cili nga janari i vitit 2001 deri në janar 2005 shërbeu në administratën e George Bush.

U bë njëriu i katërt afro-amerikan që shërbeu në instanca të larta shtetërore, e mbi të gjitha në rangun më të lartë në ushtrinë amerikane.

Si gjeneral i ushtrisë amerikane, Powell shërbeu si këshilltar për Sigurisë Kombëtare gjatë viteve 1987-1989, dhe ishte në krye të shtabit të përgjithshëm nga 1989 deri më 1993.

Exit mobile version