Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare ish-kryeministri i Kosovës Bujar Bukoshi

Ka vdekur në moshën 78 vjeçare ish-kryeministri në ekzil i Kosovës, Bujar Bukoshi.

Bukoshi ka qenë duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë shëndetësore. Bujar Bukoshi, ka lindur më 13 maj 1947 në Suharekë.Ai u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Beogradit. Pas kthimit në Kosovë, punoi si mjek në Suharekë.

Bukoshi është një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ishte edhe zëvendëskryeministër i Kosovës në kabinetin e dytë Thaçi nga viti 2011 deri në vitin 2014.

Bujar Bukoshi ka qenë kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës në ekzil nga viti 1991 deri në vitin 2000.

Artikulli paraprakNjë brez që ankohet, por nuk vepron dhe po mbetet vetëm, po plaket!
Artikulli tjetërLidhja Shqiptare e Prizrenit konstruktoj Shtetin Komb!