Ndërron jetë në moshën 96-vjeçare ish-lideri i partisë së ekstremit të djathtë, Jean-Marie Le Pen.
Politikani francez i ekstremit të djathtë Jean-Marie Le Pen mbylli sytë përgjithmonë në moshën 96-vjeçare, sipas një deklarate familjare të ndarë me AFP.
Le Pen vdiq në mesditë të së martës “i rrethuar nga të dashurit e tij”, tha familja, raporton BBC.
96-vjeçari një mohuese e Holokaustit dhe një ekstremist i pa penduar për racën, gjininë dhe emigracionin – themeloi partinë e ekstremit të djathtë francez Fronti Kombëtar në 1972.
Kush ishte Jean-Marie Le Pen?
Jean-Marie Le Pen ishte ushtarak dhe politikan francez dhe lider i partisë së ekstremit të djathtë Fronti Kombëtar nga 1972 deri në 2011.
Le Pen ka lindur më 20 qershor 1928 në La Trinité-sur-Mer, Brittany. Ai filloi karrierën e tij politike si kreu i sindikatës studentore në Tuluzë. Ai u bë president i Corporative des étudiants en droit, një shoqatë e studentëve të drejtësisë që merret kryesisht me luftën kundër komunistëve. Ai është akuzuar vazhdimisht për sulme.
Pasi mori diplomën e drejtësisë, u regjistrua në Legjionin e të Huajve, Regjimentin e Parë të Parashutistëve.
Le Pen ishte kundër migrimit në Francë, kundër Bashkimit Evropian dhe, siç deklaroi ai, në favor të kulturës dhe vlerave tradicionale, ligjit dhe rendit.
Ai u përjashtua nga Fronti Kombëtar nga vajza e tij Marine Le Pen më 20 gusht 2015, pas deklaratave të diskutueshme dhe që atëherë e gjeti veten të margjinalizuar nga skena politike franceze.