Ka ndërruar jetë në spital pas disa ditësh, Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, që mbeti i plagosur rëndë në atentatin në Mbikalimin e Shkozetit.
Andi Maloku, 30 vjeç, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ai kishte marrë dy plumba në pjesën e kurrizit, ku një nga këto plumba i kishin prekur shtyllën kurrizore.
Të plagosur në këtë atentat mbetën edhe prokurori Arjan Ndoja si edhe shtetasi Pëllumb Muharremi.
I ndaluar për këtë ngjarje është shtetasi Redjan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rraman Rraja.
Kush ishte shoferi i prokurorit Ndoja
Andi Makoku, me detyrë shofer i prokurorit Arjan Ndoja, ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Spitalin e Traumës, pas 6 ditësh në agoni.
Maloku së bashku me Prokurorin Ndoja dhe shtetasin Pëllumb Muharremi, ranë pre e një atentati pranë Mbikalimit të Shkozetit.
30 vjeçari, përpara se të ishte shofer i prokurorit Ndoja, ka punuar si punonjës policie në komisariatin e Krujës.
Ndërkohë që kishte vetëm disa kohë që punonte si shofer shoqërues i prokurorit Arjan Ndoja.
Ai mori dy plumba, një në mushkëri dhe një shtyllën kurrizore.
Nëna e tij tha në derën e Spitalit të Traumës se djali i saj punonte për vetëm 30 mijë lekë të reja.