Ndërron jetë në spital shoferi i prokurorit Ndoja

Ka ndërruar jetë në spital pas disa ditësh, Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, që mbeti i plagosur rëndë në atentatin në Mbikalimin e Shkozetit. 

Andi Maloku, 30 vjeç, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ai kishte marrë dy plumba në pjesën e kurrizit, ku një nga këto plumba i kishin prekur shtyllën kurrizore.

Të plagosur në këtë atentat mbetën edhe prokurori Arjan Ndoja si edhe shtetasi Pëllumb Muharremi.

I ndaluar për këtë ngjarje është shtetasi Redjan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rraman Rraja.

Kush ishte shoferi i prokurorit Ndoja

Andi Makoku, me detyrë shofer i prokurorit Arjan Ndoja, ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Spitalin e Traumës, pas 6 ditësh në agoni.

Maloku së bashku me Prokurorin Ndoja dhe shtetasin Pëllumb Muharremi, ranë pre e një atentati pranë Mbikalimit të Shkozetit.

30 vjeçari, përpara se të ishte shofer i prokurorit Ndoja, ka punuar si punonjës policie në komisariatin e Krujës.

Ndërkohë që kishte vetëm disa kohë që punonte si shofer shoqërues i prokurorit Arjan Ndoja.

Ai mori dy plumba, një në mushkëri dhe një shtyllën kurrizore.

Nëna e tij tha në derën e Spitalit të Traumës se djali i saj punonte për vetëm 30 mijë lekë të reja.

 

Screenshot 6 2

Exit mobile version