Ndërtimet pa leje në zonën e Patokut, Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen e ish-drejtorin e IMT-së Kurbin dhe të pandehurve të tjerë

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e drejtorin e IKMT Kurbin, Jetmir Muzhika, ish-inspektorit Shan Prençi dhe të pandehurve të tjerë.

 

Ata akuzohen për ndërtimet e paligjshme në zonën  e mbrojtur të Patokut.

Prokuroria kërkoi dërgimin për gjykim të:

  1. Nikoll Frangaj, i akuzuar për veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/4 te Kodit Penal.
  1. Flori Gjini, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
  2. Xhevalin Fufi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
  3. Ndoc Pjetri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
  4. Jetmir Mxhika, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
  5. Shan Preçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
  6. Artur Perdoda, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
  7. Rivelino Ismajlaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.

Ndërsa për Amarildo Tuci, Florgen Gjoka, Françesko Gjoka, Anton Kola, Mario Nikollaj, Bardhok Gijini, Agustin Kola, Fatjon Frangaj të akuzuar për veprën penale të “Ndërtim pa leje” kërkoi pushim të hetimeve.

Prokuroria kërkoi shuarjen e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” të dhënë nga Gjykata Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë me vendimin nr.460 datë 05.11.2023 ndaj personave nën hetim Amarildo Tuci, Florgen Gjoka, Françesko Gjoka, Anton Kola, Mario Nikollaj, Bardhok Gjini, Agustin Kola dhe pushimin e hetimeve ne lidhje me objektin e ndërtuar pa leje në ngarkim të Ded Ulaj, në Lagunen Patokut, Bashkia Kurbin.

Artikulli paraprakPërleshje mes tifozëve në stadium gjatë ndeshjes së futbollit, dyshohet për më shumë se 50 viktima
Artikulli tjetërIncidente ndaj shqiptarëve në Kumanovë! Digjet makina e prokurorit Xhelal Bajrami dhe i vendoset flaka zyrës së këshilltarit komunal