“Ndëshkimi kolektiv i popullit palestinez, i pajustifikueshëm”, kreu i OKB: Popullsia në Gaza po përballet me shkatërrim, ka rrezik për…

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka deklaruar sot se “refuzimi i qartë dhe i përsëritur i zgjidhjes me dy shtete nga qeveria izraelite është i papranueshëm”, pasi ai bëri thirrje për më shumë akses në ndihmë në të gjithë Rripin e Gazës.

“E gjithë popullsia e Gazës po përballon shkatërrimin në një shkallë dhe shpejtësi të pa dëshmuar në historinë e viteve të fundit”, tha Guterres në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Asgjë nuk mund të justifikojë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez”, theksoi ai.

Ai i tha këshillit se situata humanitare në enklavën palestineze ishte “e tmerrshme” dhe se “populli i Gazës jo vetëm që rrezikon të vritet ose të plagoset nga bombardimet e pamëshirshme, por gjithashtu ka një shans në rritje për t’u prekur nga sëmundje infektive si hepatiti A, dizenteria dhe kolera”.

Artikulli paraprakProtagonist në EFL CUP, Broja realizon gol pas 15 minutash lojë
Artikulli tjetërZheji: SPAK ndoshta ka përgatitur një goditje të dytë për Berishën. Minxhozi: S’ka qenë kurrë i ngacmuar nga drejtësia