Ndezi kartona për t’u ngrohur, digjet në banesë i moshuari

Një 94-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në mëngjes rreth orës 08:05, në rrugën “Niko Avrami”. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë me dije se si pasojë e asfiksimit ka humbur jetën i moshuari me inicialet Izet Xhuti.
Nga hetimet paraprake dyshohet, se 94-vjeçari ka ndezur disa kartona në mes të banesës për t’u ngrohur, të cilat kanë shkaktuar djegien e disa orendive të ndryshme, duke sjellë më pas dhe asfiksimin e viktimës. I moshuari jetonte i vetëm, pasi gruaja i kishte vdekur, ndërsa vet vuante nga skleroza. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Artikulli paraprakVret veten me automatik, plagos gruan e xhaxhait aksidentalisht
Artikulli tjetër23-vjeçari nga Berati i jep fund jetës për shkak të varfërisë