Ndihma e SHBA për tërmetin, Palmer: Transparencë dhe mirëpërdorim i fondeve

Në konferencën e donatorëve që po mbahet në Bruksel, ka folur edhe përfaqësuesi i SHBA, z.Palmer, i cili është edhe i dërguari për Ballkanin Perendimor i Departamentit amerikan të Shtetit. Palmer ka vënë në dukje lidhjet e forta dhe historike të SHBA me Shqipërinë, në ditë të mira dhe të këqia.

Pasi shpjegoi se ndihma amerikane për rindërtimin pas tërmetit do të jetë 5 milionë dollarë, zyrtari i lartë, theksoi se kërkohet transparencë dhe mirëpërdorim i fondeve. “Duhet transparencë dhe mirëpërdorim i fondeve nga qeveria”, deklaroi Palmer. Konferenca e donatorëve në Bruksel vijon, dhe tashmë paneli është për vendet partnere të Bashkimit Europian.

“Do të vazhdojmë ta bëjmë këtë teksa Shqipëria do të përballen me sfidën e rindërtimin. SHBA kanë dhuruar 800 mijë dollarë. Në fazën e reagimit inxhinierët tanë bënë vlerësimin e dëmeve. Në këtë proces, ne mundëm të menaxhojmë fondet në mënyrë transparente. Qeveria amerikane do të japë 3.9 milion dollarë qeverisë së Shqipërisë në mënyrë transparente.

Këto fonde do të mund të ndihmojë akademinë e transparencës. Gjithashtu, 800 mijë dollarë për monumentet në Durrës dhe në Prezë dhe në fund do të japim 60 mijë dollarë për kryqin e kuq, që do të rrisë dhe harmonizojë reagimet në të ardhmet”, është shprehur Palmer.

1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve
Shqipëria ka arritur të grumbullojë 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit. Kështu deklaroi Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

“Në përmbylljen të Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve: Jam krenar të shpall një angazhim kolektiv prej 1.15 miliardë eurosh, si përpjekje e përbashkët për të rindërtuar vendin. Një mesazh i fortë për popullin shqiptar: ne kujdesemi për ju. Tani duhet të nisë me shpejtësi implementimi”, shkruan ai.

Shifra është konfirmuar nga ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca. Kjo shumë përbëhet nga grante dhe kredi.

“Sot në Bruksel, komuniteti ndërkombëtar bashkoi forcat për të treguar solidaritet me Shqipërinë. BE është krenare që të shpallë se Donatorët kanë bërë një angazhim kolektiv (grante dhe kredi) prej 1150 milionë euro. Ne jemi pranë popullit shqiptar”, shkruan Soreca.

Exit mobile version