Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit (INL) Todd Robinson, ka mbërritur në Tiranë dhe paraditen e sotme (19 mars) ka zhvilluar një takim në Prokurorinë e Posaçme.
Mësohet se Robinson është takuar me kreun e SPAK, Altin Dumanin, dhe me prokurorët e posaçëm, me të cilët ka diskutuar për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Mësohet gjithashtu se është folur dhe për bashkëpunimin dypalësh për luftimin e këtyre dy fenomeneve.
Robinson rikthehet në Tiranë pasi ka shërbyer më parë në ambasadën tonë prej vitit 2004 deri në vitin 2006.