Ndikim në ekonomi dhe jetën kulturore, shumica e britanikëve e shohin pozitivisht emigracionin

Një studim i ri ka nxjerrë në pah se një numër në rritje i britanikëve kanë pikëpamje më pozitive ndaj emigrantëve. Anketa Sociale Evropiane (ESS) ka zbuluar se shumica e britanikëve e shohin pozitivisht emigracionin, pavarësisht përpjekjeve të diskutueshme të qeverisë për të goditur këtë fenomen.

Duke iu referuar qëndrimeve çdo dy vjet që nga viti 2002, studimi tregon se perceptimet e emigrantëve ishin bërë dukshëm më të favorshme gjatë dy dekadave të fundit.

Kur bëhet fjalë për ndikimin e imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, 59 % e të anketuarve nga ESS vitin e kaluar thanë se ai kishte një efekt pozitiv në ekonomi, nga 17% që ishte në 2002.

Pikëpamje të ngjashme u shprehën edhe për pasurimin e jetës kulturore duke u rritur nga 33% që ishte në 2002 në 58% në 2022, ndërsa 56% u shprehën pozitivisht për ta bërë vendin një vend më të mirë në krahasim me 20% që ishte në të njëjtën 2002.

Duke mbetur relativisht stabile midis 2002 dhe 2014, rezultatet treguan se qëndrimet ndaj emigrantëve u bënë më pozitive midis  viteve 2016 dhe 2022, që përkon me votimin e Brexit dhe largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Në vitin 2002, sondazhi i ESS zbuloi se 8% e të anketuarve mendonin se njerëzit e një “race apo grupi etnik të ndryshëm nga shumica” duhet të lejoheshin në vend. Kjo u rrit në 34% në 2022.

Ndërsa mbështetësit e Partisë Laburiste të qendrës së majtë u zbuluan se kishin pikëpamje shumë më të favorshme për imigracionin, një ndryshim pozitiv u vu re gjithashtu midis votuesve konservatorë të krahut të djathtë.

Migrimi i përgjithshëm në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë në vitin 2022, njoftoi Zyra për Statistikat Kombëtare në maj.

Kryeministri Rishi Sunak bëri një premtim kryesor elektoral për të ulur numrin e emigrantëve.

Partia e tij Konservatore ka ndjekur një sërë politikash shumë të diskutueshme të linjës së ashpër të imigracionit, si dëbimi i azilkërkuesvet në Ruandë dhe strehimin e të tjerëve në “maune burgjesh”.

Artikulli paraprak“Lobimi rus”/ Kulluri: Çështja është mbyllur. PD e përfaqëson vetëm Basha, Berishën e Bardhin nuk i njeh ligji
Artikulli tjetërTirana po bëhet qytet i pajetueshëm