Xhek Grilish po ndiqet nga dy prej klubeve të mëdha të Evropës, me të ardhmen e tij te Mançester Siti gjithnjë e më të pasigurt. Ylli i Anglisë e ka pasur të vështirë të gjejë hapësira te kampionët e Anglisë këtë sezon dhe Pep Guardiola ka ngritur shqetësime për gjendjen e tij fizike. Katalanasi ka preferuar Savinjon përpara anglezit.
Kjo nxiti zërat se ish-kapiteni i Aston Vilës mund të ishte i interesuar të largohej nga “Etihad” gjatë verës për të ringjallur karrierën e tij. “Villains”, Mançester Junajtid, Totenhemi dhe Njukasëlli thuhet se janë klubet e interesuara për mesfushorin.
Por “SunSport” raportonte ditën e hënë se Interi dhe Borusia e Dortmundit tani po monitorojnë nga afër zhvillimet për sulmuesin. Grilish mund të jetë i interesuar për një lëvizje në Evropë për t’u rikthyer në majë. 29-vjeçari ka luajtur vetëm 11 ndeshje titullar nga 20 këtë sezon në të gjitha kompeticionet, ndërsa ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhënë 4 asiste në 1036 minutat e tij.