“Lindita Nikolla dil në boulevard”, “Shkolla është e jona”, “Jo universitet privat”, “Jo negociata, jo negociata”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europë”.
Këto janë thirrje e mijëra studentëve që janë ngritur në protestë kundër tarifave të vendosura nga qeveria e Edi Ramës.
Studentët nuk pranojnë asnjë negociatë, por vetëm plotësim të të gjitha kërkesave që ata kanë bërë.
Mijëra të rinj e të reja kanë mbushur sot rrugët e Tiranës në protestë kundër tarifave të vendosura për studimet si dhe provimet e mbartura.
Ata kanë kërkuar tërheqjen e qeverisë nga VKM që i hap rrugë këtyre tarifave dhe i kanë vendosur 4 kushte. Afati që qeveria të plotësojë këto kushte është ora 16:00 dhe më pas nëse nuk ka ndryshime studentët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave.
Para Ministrisë së Arsimit ku ata kanë qëndruar pjesën më të madhe të kohës i kanë kërkuar ministres Nikolla të dalë në bulevard ndërsa kanë hedhur dhe vezë dhe letër higjienike drejt godinës së MAS.