Ndocaj: Koalicioni Euroatlantik do të jetë shtetformues pas zgjedhjeve. Pushteti po blen vota

Kandidati i Lezhës, Eduard Ndocaj shpreh bindjen se Koalicioni Euroatlantik do të jetë shtetfornmues pas zgjedhjeve dhe paralajmëron se do të jetë surprizë e këndshme e 11 majit.

Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se pasditen e sotme te pallati i sportit “Asllan Rusi” Koalicioni Euroatlantik do të mbyllë fushatën në të gjithë Shqipërinë.

Ai denoncoi tentativat e pushtetit për të blerë votat, duke thënë se kjo gjë ndodh kryesisht pas orës 20.00 në mbrëmje.

 

Fushata në Lezhë është një fushatë model. Po shpalosim programin dhe jo çanta me lekë siç dëgjojmë grupet e pushtetit që po i blejnë qytetarët dhe nuk po japin alternativë.

Ajo që e bën të trishtueshme këtë garë, edhe pse SPAK është në këmbë dhe po bën detyrën, edhe pse ne kemi denoncuar një dyshe të qarkut Lezhë është se qytetarët kanë frikë të votojnë se thonë unë do të votoj, por mos më nxirr se më heqin bukën e gojës.

E bën të trishtueshme se janë në terren pas orës 08.00 në darkës duke shpërndarë para, shpresoj që SPAK të jetë në terren dhe t’i kapë se është kthyer në biznes 30 ditor për të mbajtur pushtetin katër vite.

Kisha pritshmëri të tjera, por jo i zhgënjyer se këtë e kanë bërë në 33 vite, është strategji për të mbajtur pushtetin. Kush nuk blihet kërcënohet, këtë e kanë bërë në 33 vite.

Rreth orës 23.00 një nënkryetar bashkie dhe zyrtar i OSHEE ishin në zonë ku nuk duhet të jenë. Kjo është e paligjshme, se duhet të jenë në detyrën që janë ngarkuar jo në fushatë.

Ne nuk kemi provë se po blinin vota, por ne i kemi denoncuar në SPAK këta dy individë që janë problematikë në qarkun e Lezhës dhe të marrin atë që meritojnë 7×7= 313.

Po bëhet e njëjta strategji qoftë në Kurbin, Mirditë, Lezhë. U shkojnë për të pirë një kafe gjoja për qejf në shtëpi dhe iu lënë 500 euro në filxhan, për shtëpinë e re apo ndonjë sebep që kanë pasur kohët e fundit.

Por të marrin paratë dhe mos t’iu japin votat se të tyret i kanë, i kanë vjedhur dhe paratë e tyre i kanë. Janë paratë e tyre, se nuk kanë ku t’i gjejnë, janë para të vjedhura.

Grupet kriminale në Lezhë mbështesin pushtetin se kanë nevojë për pushtetin aktual se janë pjesë e lojës së tyre 12 vjeçare. Unë grup kriminal them nga Kryeministri deri te roja e bashkisë së Lezhës.

Pushtetin me banda e ka mbajt, jo me votë. Shpresoj se është fundi i këtij regjimi. Koalicioni Euroatlantik i jep të gjitha mundësitë. Kandidatët janë të integruar në ndershmëri dhe sistem.

Thelbi i ekonomisë shqiptare emigracioni ka qenë. Falë emigrantëve ne sot kemi një ekonomi të qëndrueshme.

Shpresoj që pas 33 vitesh qytetarët ta vlerësojnë këtë dhe të votojnë Koalicionin Euroatlantik dhe kandidatët tanë emigrantë.

Që të kenë zërin e tyre deputetin që jeton në emigracion. Sondazhet që kanë dalë publike janë fake, për produkt mediatik.

Koalicioni Euroatlantik do të jetë një surprizë e këndshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, ne do të jemi shtetformues.

Ne në Lezhë po luftojmë për mandatin e dytë. Jam plotësisht i bindur se çdo qark do sjellë deputetë. Jemi në rrugën e duhur kemi besimin e plotë te qytetarët.

Për qarkun e Lezhës takimet tona kanë qenë më bombastike se çdo forcë tjetër politike. ne kishim qytetarë të ndershëm që besojnë për ndryshim.

PS, Bashkia Lezhë ka mbi 1000 punëtorë të administratës dhe çdo punëtor e ka për detyrë të sjellë 5 persona. Të pranishmit ishin punonjës të bashkisë së Pjerin Ndreut.

Kemi një forcë politike që lufton për pushtet dhe një forcë politike që lufton për një individ që është Sali Berisha, i cili po lobon dhe ka paguar 6 milionë dollarë për të marrë një vizë në SHBA.

Nëse je i ndershëm në SHBA mund të shkosh më se i qetë. Ne po i mbrojmë votat që të jenë deri te kutia të paprekshme.

Dy partitë politike ndihen të frikësuar, sepse ne po i mbrojmë qytetarët nga “skifterat e votave”. Vota e diasporës është e paprovuar dhe mendoj se do të ketë probleme se siç ka thënë i nderuari Pjetër Arbnori, këta nuk janë socialistë, janë specialistë të vjedhjes së votave.

Qytetarët nuk kanë pse të ndihen të frikësuar se do të preket vota se do të jemi ne dhe katër grupe të institucioneve ligjzbatuese. Ne do të kemi vëzhguesit tanë në terren 24 orë.

Në vijim ai denoncoi problematikat për votën e diasporës duke thënë se njërës vajzë dhe djalit të tij në Itali i ka shkuar zarfi me fletën e votimit, ndërsa njërës vajzë jo.

Ndocaj deklaroi ndër të tjera se gjithçka po bëhet për të sabotur procesin.

Exit mobile version