Ndodh në Turqi, dënohet me 1406 vite burg gazetari

Gjykata e Stambollit ka dënuar me 1406 vite burg ish-drejtorin e televizionit “Samanyolu” Hidayet Karaca. Ky vendim, erdhi pas kërkesës së prokurorisë për të dënuar gazetarin si pjesë e lëvizjes Gylen në Turqi.

Ky është një vendim i paprecedent sa i përket kohëzgjatjes, megjithatë gjykatësit e kanë parë të arsyeshme që të konsiderojnë kërkesën e prokurorisë për akuzën e pjesëmarrjen në rrjetin e Gylenit; nxjerrje të sekretit shtetëror; falsifikim dokumentash, mashtrim në futboll, etj.

Hidayet Karaca ka qenë drejtor i televizionit “Samanyolu” deri në vitin 2015 ku edhe u arrestua nga policia me akuzën se ishte mbështetës i Lëvizjes Gylen. Ndërkohë televizioni dhe të gjitha gazetat e konsideruara si pjesë e kësaj lëvizjeje u mbyllën, kurse një pjesë e gazetarëve u burgosën.

Gjykatat turke kanë dhënë më herët dënime të ngjashme me nga 1 mijë apo 2 mijë vite burg për anëtarët e Lëvizjes Gylen.

Exit mobile version