Ndoka, qeveria po shantazhon bashkitë e opozitës

Deputeti i opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, Nard Ndoka, ka shprehur revoltën e tij në një status në rrjetet sociale. Ai akuzon qeverinë se po shantazhon bashkitë që drejtohen nga opozita. Ai akuzon kreun e qverisë se po lë Shkodrën pas përmbytjeve në indiferencë e varfëri dhe se po gjunjëzon kreun e Bashkisë së Lezhës me pranga e presion politik. Zot na ruaj nga kjo rracë e keqe shkruan, kristiandemokrati Ndoka. Ja edhe postimi i tij i plotë: Qeveria braktis dhe shantazhon Bashkitë që drejtohen nga opozita! Shkodra është totalisht e përmbytur nga uji. Reshjet dhe keqmenaxhimi i kaskatës së Drinit kanë krijuar një situatë tej mase emergjente!
Kryeministri hesht, ministrat sulmojnë Bashkinë, banorët dhe pronat e tyre në mëshirë të fatit! Sondazhet e nxjerrin rilindjen sërish të humbur në Shkodër e Lezhë, ndaj kryeministri ka hartuar një strategji ogurzezë: të godasë Shkodrën me indiferencë e varfëri dhe të gjunjëzojë kryetarin e Bashkisë Lezhë me pranga dhe presion politik ndaj çdo zëri opozitar!

Exit mobile version