Ndrikull inspektore Falimenti po e çon me sukses ekonominë drejt falimentit!

Nga Sali BERISHA

Miq, shifrat zyrtare të ndrikull Inspektore Falimenti  – e vetmja Ministre Financash në botë, që në dhunim të të gjitha ligjeve merr përsipër të bëhet inspektore tatimore –  po çon drejt falimentimit financat e vendit!

Kështu, TVSH, kolona kryesore e të ardhurave dhe treguesi themelor i rritjes është në rënie të frikshme.

Të ardhurat nga TVSH, janar – gusht, janë 27 milionë euro apo 3% më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit 2018, dëshmi kjo e rënies së ndjeshme të rritjes ekonomike dhe falsitetit të shifrave zyrtare të kësaj rritjeje.

Krahasuar me planin e këtij viti, të ardhurat nga TVSH janë 82 milionë euro apo 8,4 % më të ulëta se plani. Kurse po t’i referohemi TVSH së brendshme, kjo ulje arrin në 21,6% krahasuar me planin, por edhe 18% më e ulët se sa e vitit të kaluar.

Këto të dhëna tregojnë se po ecet drejt falimentimit të ekonomisë së narkoshtetit. sb

Exit mobile version