Nga Ermal Peçi
Një luftë e fortë po ndodh nën syrin e publikut për të kapur drejtësinë. SPAK është kthyer në makthin e politikës shqiptare dhe tashmë ka nisur një luftë e ashpër, e cila nuk duket në syrin e opinionit publik.
Vizita e sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, i cili takoi Dumanin e ka trembur politikën e vjetër të Tiranës.
Të trembur nga kjo simbolikë klasa politike arkaike e vendit ka filluar të reagojë larg syve të publikut. Edi Rama dhe Partia Socialiste ka disa momente që po e sulmon SPAK-un, por i gjendur përballë pavarësisë së këtij institucioni po kërkojnë mekanizma ligjorë që ata që SPAK po i heton këta t’i amnistojnë.
Edi Rama e di shumë mirë se çfarë ka bërë secili prej njerëzve të qeverisë së tij, me një korrupsion galopant, me një administratë burokratike dhe totalisht të paaftë, i dinë shumë mirë pasojat me të cilat do të duhet të përballen. Prandaj tashmë ju duhej ky mekanizëm që secili prej të besuarve të Ramës të shpëtonte nga SPAK.
Ulsi Manja tentoi dje për ta devijuar atë që ata kishin përgatitur, për ta futur në strumbullarin mediatik, se në fakt PD kishte propozuar për të amnistuar protestuesit, por jo ata të 8 janarit. Ishte vetëm një strategji e propagandës që më pas u pasqyrua në prime time-in e darkës, ku secili prej analistëve dëshironin ta barazonin çështjen e amnistisë. Analistës e PS tentonin me çdo formë të vendosnin një shenjë barazie mes të arrestuarit për protesta dhe atyre për korrupsion. Por në fakt qytetarët e kuptojnë mjaft mirë se të arrestohesh për një protestë është një veprim nga revolta, padrejtësia, por janë veprime, të cilat janë revoltë dhe sot në vendet evropiane nuk kemi shembuj të tillë, që përshembull jelekverdhët të jenë pas hekurave dhe kjo ishte ajo që PD kërkonte.
Ndërsa PS kërkonte të amnistonte çdo hajdut, i cili ka vjedhur me ndërgjigje të plotë, ka shfrytëzuar besimin e qytetarëve për t’u pasuruar.
Prandaj sot nuk është njësoj si të amnistosh protestuesit dhe të korruptuarit, nuk ka një shenjë barazie. Ky është edhe thelbi i kësaj propagande, e cila në fakt nuk ka sesi barazon të pabarazueshmen.