Ndryshime të rëndësishme në prag të Çekisë te Kombëtarja

Lajmi i keq që erdhi mesditën e një dite më parë ishte se Myrto Uzuni u largua nga kombëtarja shqiptare, ndërsa në vend të tij është thirrur Indrit Tuci.

Kuqezinjtë vazhdojnë të humbasin lojtarë për dy ndeshjet e muajit tetor për shkak dëmtimi. Dhe lajmin e ka bërë publike vetë Federata, e cila njoftoi se sulmuesi Myrto Uzuni është larguat nga grumbullimi pasi është i dëmtuar.

Siç shkruhet në komunikatë, lojtari ka ardhur i dëmtuar në grumbullim dhe pas testeve të kryera, është konstatuar se nuk mund të rikuperohet për dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë, ndaj do të kthehet në Spanjë.

Në vend të tij, gati është Indrit Tuci, të cilin Silvinjo e ka takuar vetë dhe në Çeki ndërsa tani i jep besimin për të qenë pjesë e skuadrës.

Exit mobile version