“Ndryshimi kërkon guxim”/ Pedagogia ngre shqetësimin për situatën kritike në arsimin e lartë

Pedagogia Klodeta Dibra, diskutoi zbrazjen e universiteteve, duke theksuar se rreth 40% e kuotave në universitetet publike janë bosh, ndërsa numri i studentëve vazhdon të ulet. Ajo e përshkroi situatën e krijuar në arsimin e lartë si një shkak-pasojë, duke theksuar se më e dhimbshme se kuotat bosh është largimi i maturantëve të shkëlqyer, i cili ka kontribuar në rënien e cilësisë së studentëve.

Arsimi është një shkak-pasojë. Kjo është një bjerrje që ka filluar para shumë kohësh. Tani mesatarja më e lartë është 8.2. Kjo tkurrje ndihet më shumë në Universitetin e Tiranës, ku në fillim iu hoqën disa fakultete dhe u tkurr.

Duke mos thënë të vërtetën, ne kemi arritur në këtë situatë. Nuk e di sa mund ta kapim këtë situatë në dorë dhe ta ndryshojmë. Ndryshimi nuk mund të ndodhë sot për nesër; gjatë 15-20 viteve të fundit, ne kemi gatuar këtë çorbën që po hamë sot. Ajo që më shqetëson është cilësia, sepse kur na ikin maturantët, ikin maturantët më të mirë,” tha Dibra.

Artikulli paraprakNga marrja e energjive te mbështetja e sistemit kardiovaskular, ja pse nuk duhet të anashkaloni vaktin e mëngjesit
Artikulli tjetërEmigracioni i shkakton vendit së paku 800 mln euro humbje në një vit