“Ndryshimi më 11 maj është kusht për integrimin”, Basha: Shqipëria nuk ka asnjë shans të hyjë në BE me Ramën dhe shokët e tij të korruptuar tek 313-ta

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se Shqipëria nuk ka asnjë mundësi të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030 me qeverinë aktuale.

Duke iu referuar mesazheve të Hans-Joachim Falenski këshilltarit të Gunther Krichbaum, Basha theksoi se kryeministri aktual ka dështuar në përmbushjen e detyrave minimale për integrimin dhe nuk ka kapacitete për të bërë ndryshimin në vitet e ardhshme.

Ai më tej tha se korrupsioni, është burimi i papunësisë i shtrenjtimit të kostos së jetesës dhe çfarë thotë ky do ta zgjidh unë korrupsionin. Sipas tij, këtë nuk e zgjidh dot shkaktari që është Rama me shokët tek 313-ta, apo me shoqet që tundeshin me botoksin në shesh.

“Gunther Krichbaum, megjasa ministëri për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane, ose nënkryetari i grupit të CDU-së për çështjet Europiane, e ka zotin Hans-Joachim Falenski këshilltarin e tij prej shumë kohësh. Rëndësi kanë mesazhet. Mesazhet që u dhanë janë që Shqipëria nuk ka shans të hyjë në Europë në 2030-ën me këtë qeveri dhe me këtë kryeministër që për 12 vite nuk ka bërë minimumin e detyrave. Dhe s’mund t’i bëjë as për katër apo pesë vitet e ardhshme, prandaj duhet ndryshim politik. Pse ka rëndësi ky mesazh? Nga njëra anë ke pushtetin që është problemi në këtë vend. Është korrupsioni, është burimi i papunësisë i shtrenjtimit të kostos së jetesës dhe çfarë thotë ky do ta zgjidh unë korrupsionin. Po si do ta zgjidhësh, me kë do e zgjidhësh korrupsionin o Rame, me shokët që ke tek 313-ta, apo me shoqet që tundeshin me botoksin edhe me teshat që ju kushtonin secilës prej tyre sa rroga mesatare e gjithë shqiptarëve” – tha Basha.

Artikulli paraprakMbështetje ndërkombëtare për Franc Shkëmbin nga akademiku italian Marco Bocchese
Artikulli tjetër“Mbështesim SPAK për të mbushur 313-ën me shokët e Ramës”, Basha: Me Metën dhe Roshin në listë, demokratët e kanë të qartë kush mbron interesat e tyre dhe kush intersesat personale