Nga Basir ÇOLLAKU
Gani Dizdarit, antar i Gjykatës Kushtetuese, i kërkohet llogari përse udhëtoi me djalin e motrës, nipin e tij, që rezulton të jetë i dënuar tre muaj me kusht, nga gjykata e Fierit, për tentativë të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.
Ndërsa shokut Fatmir Xhafa nuk i kërkohet asgjë për vëllanë e tij trafikant ndërkombëtar heroine e kokaine, sipas vendimit të formës së prerë të Gjykatës italiane. Pas 47 vjet punë në sistem i kërkohet justifikim për 4 mijë euro të vajzës së tij me profesion notere.
Kur ishte zv/Prokuror i Përgjithshëm, PS ndryshoi Kushtetutën për ta shkarkuar se nuk po gjente marifet tjetër për ta larguar. Kështu funksionon vettingu njëlloj si deti grek, që e kanë një lidhje diku…