Ndryshimi, Sheshi Skëndërbej me qendër tregtare

Edi Rama u kujdes personalisht më 8 gusht të bënte lajmërimin, se poshtë Sheshit “Skënderbej” do kishte dhe parking, e cila e shtonte vlerën e projektit dhe me 2 milionë euro të tjera, që së bashku me 5.2 milionë euro të mëparshme shkojnë në 7.2 milionë. Askush nuk pyeti pse, dhe se përse duhej që kryeministri të kujdesej personalisht për të prezantuar një projekt që ishte prezantuar më parë. Askush nuk u kujtua të pyeste nëse ky  propozim i kryeministrit binte ndesh me ligjet për urbanistikën, pasi në projektin fillestar ishte parashikuar vetëm rikualifikim i sheshit kryesor (dhe ky i panevojshëm). Por duket se kemi të bëjmë me një tjetër megaskandal. Rrëmbimin e vetë sheshit “Skënderbej” për të ngritur një qendër tregtare me parkim, m’u poshtë sheshit kryesor të Shqipërisë. Një megaskandal që duket se do çojë miliona euro me shitjen apo dhënien me qera të pronës publike, të ndërtuar me para publike.

Devijimi projektit

Projekti i hartuar për sheshin kaloi nëpër një seri aferash të dyshimta. Studioja  belge 51N4E, e cila ishte e njëjta që ka projektuar dhe shtëpinë e Kryeministrit, kishte si përfaqësues të saj në Shqipëri, Anri Sala, ortakun në lyerjen e fasadave të kryeministrit, por edhe thjeshtrën e Edi Ramës, vajzën e Lindës, Rea Xhillari. E megjithatë, Edi Rama duket se as projektin e firmës së mikut të tij nuk e ka respektuar, ose është pjesa e fshehur e problemit. Në përmbledhjen që ka bërë vetë studioja, në asnjë rresht nuk flitet për parkim nëntokësor, prej gati 95 metrash katrorë, qendër për shitjen e zarzavateve siç ka shpjeguar kryeministri, qendër tregtare e të tjera si këto. Në projektin e hartuar, flitet për shtrime me gurë dekorativë që do merren në zona të ndryshme të vendit, për rikonstruksionin e shkallëve të pallatit e të tjera si këto, por në asnjë rast nuk flitet për ndërtim të një parkingu nëntokësor. Devijimi nga projekti i paraqitur dhe i miratuar fillimisht, në KRT dhe më pas dhe në KRRTRSH është shkelje e hapur e ligjit për Urbanistikën.

7.2 milionë euro nga taksat

Por çfarë e ka detyruar Ramën, që të ndërhyjë kaq hapur në njëçështje të tillë. Natyrisht, interesat nuk janë vetëm tek parkingu, por edhe tek qendra tregtare që do ngrihet në qendër të Tiranës. Duket se jemi përpara një tjetër megaskandali të dhënies me qera apo shitjes së objekteve për biznes, në qendër të Tiranës. Janë 9500 metra katrorë ndërtim dhe miliona euro të ardhura.Ky pra ka qenë qëllimi fillestar i rikualifikimit të Sheshit “Skënderbej”, një nga punët e para që ka bërë Erjon Velija, sapo mori Bashkinë e kryeqytetit. Vetëkryeministri u kujdes që ta paraqiste një sukses, por në fakt kemi të bëjmëme as më shumë dhe as më pak me një vjedhje që na ndodh m’u përpara syve. Prej muajsh qytetarët e Tiranës, duhet të durojnë pluhurin, trafikun dhe kaosin në qendër të Tiranës, por duhet të paguajnë dhe për ndërtimin e qendrave tregtare të Edi Ramës. Eshtë e njëjta skemë vjedhjeje si me stadiumin “Qemal Stafa”, ku në krah të stadiumit u vendos që të ngrihej një kullë, por në rast se atje ai u kujdes që ajo t’i shkojë miqve të tij, në këtë rast ai është vetë pronari që po e ndërton perandorinë e tij në mes të Tiranës me paratë tona.
Parashikohet ndërtimi i katër kullave
Rasti që paraqitëm më lart është vetëm fillimi i makutërisë qeveritare.Edi Rama, tregoi se se ka për gjë të devijojëçdo lloj projekti kur vjen puna për të fituar ai ose enturazhi itij politik dhe ekonomik.Në planin belg për Tiranën parashikohet dhe ngritja e disa kullave në qendër të Tiranës. Jo më kot u shpenzuan miliona për të devijuar krahun e lëvizjes tek rruga e “Dibrës” dhe për të hequr që andej nënstacionin elektrik, ku me shumë gjasëështë parashikuar të ngrihet një tjetër shëmti për kryeqytetin. Jo më  kot Edi Rama, pas ngjitjes në Bashki të  Erjon Veliajt  ndër punët e para të tij që bëri ishte anulimi i planit urbanistik për kryeqytetin, dhe rikthimi i planit të vjetër, i cili parashikon ndërtimin e katër kullave në rrugët lidhëse të sheshit. Ndërtimi i qendrës tregtare, poshtë tij ishte vetëm fillimi.

51N4E fiton dhe  tenderin e supervizimit për parkingun

Studio ligjore 51N4Eështë ajo që ka fituar dhe tenderitn e supervizimit për, ose të mbikëqyrjes së punimeve të ndërtimit të parkimit nëntokësor me qendër tregtare nëSheshin “Skënderbej”.Sipas dokumentit të prokurimit, kjo studio kapasur dhe ofertën më të lartë në lidhje me këtëçështje. Nga fondi limit prej 2.142.433 lekë firma në fjalë ka ofruar 2 milionë lekë, ose vetëm 100 mijë lekë më pak, ndërkohë që ka pasur oferta të tjera që kanë ofruar deri në 800 mijë lekë më pak, por janë skualifikuar. Pra e njëjta firmë që duhet të ngrinte zërin për devijimin e projektit, është bërë mbikëqyrësja e kësaj afere me pronën publike. Firma 51N4E po hetohet në Belgjikënë lidhje me një tender të zhvilluar për studimin e fizibilitetit për realizimin e projekteve në Shqipëri, ka nxjerrë në sipërfaqje lidhjet e arkitektëve që janë nën hetim nga autoritetet belge me Edi Ramën. Jo vetëm kaq, por pas këtyre fijeve lidhen edhe familjarë e bashkëpunëtorë të ngushtë të kryeministrit shqiptar. Peter Sëinnen, drejtues i Qendrës së Arkitektëve Flamanë, këshilltar i Qeverisë Flamane dhe themelues i studios 51N4E po hetohet për shkak se një tender, sipas nismës “Atelier Albania” të Edi Ramës, ia ka dhënë një miku të tij në konflikt interesi, edhe ai i njohur i kryeministrit shqiptar. Sëinnen konsiderohet si njeri me lidhje të forta me qeverinë shqiptare për shkak të njohjeve me Ramën.Ai nuk është i lidhur me kryetarin e qeverisë së Tiranës vetëm përmes projekteve publike, kur Rama drejtonte bashkinë e kryeqytetit, por edhe me projekte private të tij të kohëve të fundit.51N4E është projektuese e vilës së Edi Ramës në fshatin Surrel, rrëzë malit të Dajtit.Veç projekteve të fituara në Bashkinë e Tiranës, në regjistrat e 51N4E zbulohet edhe një lidhje familjaremes Peter Sëinnen dhe Ramës.Një prej bashkëpunëtorëve të kësaj studioje arkitekturore rezulton të jetë Rea Xhillari, vajza e Linda Bashës, bashkëshortes së kryeministrit shqiptar.Emri i saj është në listën e mëposhtme që pasqyron skuadrën e 51N4E.Veç familjares së kryeministrit, 51N4E është e lidhur edhe me një prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë.Anri Sala, një prej miqve më të afërt të Ramës (bashkëpunëtor në lyerjen e fasadave të kryeqytetit) ka bashkëpunuar me 51N4E në projektin për rehabilitimin e Sheshit “Skënderbej”, sipas projektit belg që Rama synonte të implementonte në Tiranë, kur ishte kryetar i Bashkisë. 51N4E është jo rastësisht edhe projektuesja e kullës shumëkatëshe (TID) të ndërtuar në rrugën “Abdi Toptani” nga një prej miqve të ngushtë të Ramës. Peter Sëinnen u shkarkua nga detyra dhe po hetohet në Belgjikë, pasi favorizoi në tenderin për studimin e fizibilitetit të projekteve në Shqipëri studion “Centrum voor Stadsontëikkeling CVBA”, që drejtohet nga Patrick Janssens.Lapsi.al zbulon se lidhjet mes tyre të çojnë sërish në Shqipëri. Janssens, kryetar i Partisë Socialiste Flamane në Belgjikë dhe kryetar i Bashkisë së Atnëerpit, kohë gjatë së cilës mendohet se është njohur me Ramën, ka qenë pjesë e jurisë së konkursit për projektin e “Lungomares” – shëtitores së Vlorës. Sëinnen dhe Janssens kishin vendosur të bashkëpunonin më në fund hapur për projektet e Atelier Albania, një organizëm në vartësi të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, i drejtuar nga arkitekti Joni Baboçi.Atelier Albania është një “njësi laboratorike” në brendësi të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit të drejtuar nga Adelina Greca.Zonja Greca ka qenë funksionare në Drejtorinë e Planifikimit Urban dhe shefe e Departamentit të Planifikimit në Bashkinë e Tiranës, në kohën kur ajo drejtohej nga Edi Rama.

Exit mobile version