“Ndryshimin nuk mund ta sjell as vazhdimësia e Ramës as riciklimi i Ilir Metës”/ Basha: Koalicioni Euroatlantik, zgjedhja e vetme për familjen shqiptare

I ftuar në Report TV me gazetarin Arbër Hitaj, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, u shpreh se vijimi i Edi Ramës, do të sillte vetëm thellim të mëtejshëm të korrupsionit.
Basha tha gjithashtu se ndryshimin nuk mund ta sjell as riciklimi i rrangallave të vjetra të korrupsionit, siç janë Berisha dhe Meta.
“Qartësisht kush do një zgjedhje për veten e vet, për familjen e vet, për të ardhmen e vet, këtë e gjen te Koalicioni Euroatlantik, te numri 4, te programi ynë dhe ekipi ynë.” – tha Basha.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

“Koalicioni Euroatlantik ka dashmamirësinë e të gjithë atyre njerëzve që duan me të vërtetë ndryshimin, ndaj e kuptoj që ndryshimi s’mund të jetë as katër vite më shumë, sepse ka pasur 12 vite me radhë, që do të thotë më shumë korrupsion dhe më shumë varfëri, më shumë papunësi, më shumë largim nga Shqipëria dhe në veçanti të të rinjve dhe as mund të ketë riciklim të rangallave të korrupsionit e të tranzicionit, sepse lufta kundër krimit dhe korrupsionit siç shpall zoti Berisha në çdo takim, nuk mund të vijë as me Elvis Roshin, as me Ilir Metën. Pra, qartësisht kush do një zgjedhje për veten e vet, për familjen e vet, për të ardhmen e vet, këtë e gjen te Koalicioni Euroatlantik, te numri 4, te programi ynë dhe ekipi ynë.”

Artikulli paraprakTrump për NBC News: Rusia duhet të largohet nga e gjithë Ukraina! Tërhiqem nga negociatat nëse “vazhdojnë të sillen si budallenj dhe të luftojnë”
Artikulli tjetër“Refuzoni një qeveri me zyrtarë tek 7×7=313”, Basha në Njësitë 5 dhe 6: Koalicioni Euroatlantik me program për qytetarët dhe ekip të pa përlyer në korrupsion