Ndryshojnë masat anti-Covid: Hiqet maska në ambientet e jashtme, shtyhet ora policore

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur sot, ku ka njoftuar masat e re anti-Covid. Në konferencën për mediat u tha se, situata e pandemisë shfaqet e kontrolluar. Në këtë mënyrë, u vendos lehtësimi i disa masave shtrënguese.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se, nga 1 Qershori do të hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës në ambientet jashtme, por do mbetet detyrim mbajtja në ambientet e mbyllura dhe mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku s’mund të ruhet distancomi social, shtoi ajo.

Ora policore, nga 1 Qershori do të jetë 23:00 – 6:00 (nga 22:00 -6:00 që është aktualisht).

Rakacolli bëri me dije po ashtu se klubet e natës dhe diskot do jetë të mbyllura dhe muzika do të lejohet deri në orën 22:00.

Ajo shtoi se nga data 15 qershor grumbullimet nga 10, do të lejohen në 15 persona.

Rakacolli tha po ashtu se nëse situata e pandemisë do të jetë brenda parashikimeve, nga 1 korriku, ora policore do të jetë 00:00 – 6:00.  Ajo tha po ashtu se nga 1 Korriku, në stadiume apo evenimente sportive, shfaqe teatrale, etj, mund të lejohet publik i reduktuar deri në 30 përqind të kapacitetit të ambientet ku do zhvillohen eventet.

Artikulli paraprakDeklarata e fortë: Pastrimi i parave, jo vetëm në ndërtim, por edhe në loto
Artikulli tjetërZgjedhjet qesharake të 25 prillit/ 51 persona votuan 123 herë në Tiranë