ISKK promovoi sot librin “Biri i Armikut” të gazetarit, publicisit dhe një prej drejtuesve dhe zërave më të fortë antikomunistë, Nebil Çikës.
Promovimi u zhvillua në prani të familjarëve, kolegëe dhe miqve të tij në njëvjetorin e largimit të tij nga kjo botë.
Drejtori Ekzekutiv i ISKK, Çelo Hoxha, duke theksuar veprimtarinë e Nebil Çikës, u shpreh se ai ishte një gur i rëndësishëm në rrugëtimin për të gdhendur të vërtetën e shoqërisë shqiptare në të shkuarën gjatë diktaturës komuniste.
Ligjëruesit në takim, Brahim Shima, Roland Bejko, Artan Murrizimi e Lavdërim Lita, folën për për kontributin e tij në media, politikë dhe në mbështetjen e kauzës së ish të përndjekurve komunistë.
Në fund, familjarët e Çikës shprehën falënderimin për ISKK, për organizimin e aktivitetit që ishte njëkohësisht edhe në përkujtim të largimit të tij nga kjo jetë!