Në 11 maj duhet kuptuar që vota nuk është vetëm e drejtë, por edhe përgjegjësi!

Nga Ardi Stefa

Në 11 maj shqiptarët kudo që ndodhen, brenda apo jashtë, duhet të votojnë të lirë, të pa intimiduar, në mënyrë demokratike dhe duke respektuar Kodin Zgjedhor.

Personalisht besoj dhe mbështes fuqimisht SPAK-un dhe BKH në rolin e tyre parandalues dhe hetimin e krimeve të mundshme zgjedhore.

Në 11 maj duhet të zgjedhim që të shpejtojmë pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe të ardhmen tonë Euroatlantike…

Në 11 maj duhet të votojmë për mbështetjen, forcimin e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi.

Në 11 maj 2025 duhet të votojmë për përmirësimin e jetës sonë.

Në 11 maj duhet të marrin ndëshkimin e madh me votën popullore, establishmenti, ata individë e parti politike që janë kundër SPAK e Reformës në Drejtësi.

Në 11 maj duhen ndëshkuar masivisht me votë pazaret në kurriz të shqiptarëve dhe të ardhmes së tyre.

Në 11 Maj duhet të ndëshkohen me votë ata politikanë e parti politike, që kanë 35 vite që luajnë me ëndrrat, idealet, të ardhmen e shqiptarëve dhe Shqipërisë; ata politikanë, që lobojnë me para korrupsioni, që na mbajnë peng të interesave personale, që financohen e mbështeten direkt apo indirekt nga qarqe antiperëndimore e antishqiptare.

Artikulli paraprakPROFILI: Kush është Papa i ri, amerikani Robert Francis Prevost?
Artikulli tjetërPër një Shqipëri me dinjitet dhe drejtësi. Zgjedhja është Nr. 4 (Koalicioni Euroatlantik)