Në Angli janë të sigurt, Zidane është bërë gati për të zënë vendin e Mourinho

Zinedine Zidane i ka thënë miqve të tij se pret një ofertë nga Manchester United, nëse Jose Mourinho do të shkarkohet.
Mourinho po përballet me momentin më të vështirë, që kur ka marrë drejtimin e “djajve” dhe pas një vere të turbulluar polemikat janë shtuar me debatet me shefin e klubit Ed Woodward dhe kapitenin, blerjen rekord, Paul Pogba.
Të hënën, 55-vjeçari do të përballet me Tottenham, në një ndeshje “jetike”, ku humbja do të përkthehej si krizë dhe do të rriste mundësinë e shkarkimit të tij.
Nga ana tjetër, Zidane është i lirë nga çdo lidhje kontraktuale, pasi u largua nga Real Madrid gjatë verës, edhe pse e mbrojtësi fronin e fituesit të Champions League.
Sipas shtypit francez, 46-vjeçari ka dëshirë të punojë në Premier League dhe miqve të ngushtë i ka treguar se pret një ofertë nga klubi i “Old Trafford”, nëse Mourinho do të largohet.
Edhe prestigjozja angleze “Daily Mail” është e sigurt se “Zizu” do të jetë trajneri i ardhshëm i United, duke kthyer edhe lumturinë e Pogba dhe Anthony Martial, që të dy bashkë kushtuan rreth 200 milionë euro, por kanë relata të tmerrshme me Mourinho, orët e të cilit po numërohen mbrapsht…

Artikulli paraprakSalvinin e kërcënojnë me vdekje bandat, ndërsa kryeministrit tonë i buzëqeshin!
Artikulli tjetërSHBA distancohet nga Thaçi, reagon këshilltari i Trump