“Në atë parlament ndodhin gjëra më të turpshme”, çfarë deklaroi deputeti Nallbati pasi doli nga SPAK

Deputeti demokrat i Rithemelimit, Bledion Nallbati është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Ai u shpreh para gazetarëve se incidenti që ndodhi me deputetin Vullnet Sinaj nuk e nderon aspak, por sipas tij nuk është gjëja më e turpshme që ka ndodhur në Kuvend.

“As më goditi dhe as e godita. Unë shkova të marr kartën, ai reagoi në atë mënyrë, patëm një konfrontim fizik dhe kaq. SPAK-u do bëjë punën e vet, në do bëjmë punën tonë. Unë nuk ndërhyj në punën e SPAK-ut.

Pa diskutim që ka një vendim që e ka përcaktuar këtë punë, megjithëse ajo që ka ndodhur në rastin e Strazimirit, me atë që ka ndodhur në rastin tonë nuk kanë asnjë ngjashmëri me njëra-tjetrën. S’kam qëlluar njeri, më ka tërhequr, më ka shtyrë dhe e kam shtyrë.

Sigurisht, e kam deklaruar edhe njëherë tjetër që të tilla veprime nuk nderojnë askënd, por po ju bëj të qartë një gjë, që në atë parlament ndodhin gjëra shumë më të turpshme se aq të cilat janë vjedhja masive që po ju ndodh qytetarëve çdo ditë,” – u shpreh deputeti Nallbati.

Exit mobile version