Në bisedën me Marsidin dhe Ermalin, Basha tregon momentin më emocionues

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka treguar anën emocionale në lidhje me Rrugën e Kombit. Ai shprehet se rruga për të kishte një dimension gjeostrategjik, kombëtar, personal si një amanet i gjyshërve të tij.

Më tej ai shprehet se “brenda saj gjeja domethënien e pse jam futur në politikë, në kuptimin konstruktiv të fjalës, se motivimi i parë ishte sigurisht largimi i qeverisë së korruptuar të atëhershme”.

Basha: “Unë e kisha ndarë mendjen që të jepja gjithçka për bërjen e rrugës Durrës-Kukës, kur e kuptova se çfarë pengesash kishte dhe që kapërcimi i këtyre pengesave ishte i mundur, që rruga mund të bëhej, e ndava mendjen time pa e ditur se çfarë do vinte. Por kjo më dha dhe qetësinë edhe para, edhe pasi erdhi ajo që erdhi që kjo rrugë ia vlente gjithçka, jo karrierën time politike, që e jepja me kënaqësinë më të madhe, por gjithçka. Rruga për mua kishte një dimension gjeostrategjik, një dimension Kombëtar, një dimension emocional, personal si një amanet i gjyshërve të mi. Brenda saj unë gjeja domethënien e pse jam future në politikë, në kuptimin konstruktiv të fjalës, se motivimi i parë ishte sigurisht largimi i qeverisë së korruptuar të atëhershme. Sot më jepet mundësia të reflektoj për këtë. Nuk e kam për turp t’iu them që herën e parë kur jam futur me makinë në tynelin e përfunduar, kam qenë në makinë të shtetit, pra kam, qenë mbrapa, shoqëruesit përpara të cilët nuk besoj se e kanë vënë re, por unë si kam mbajtur dot lotët.

Exit mobile version